Ligji per Prokurorine Publike, sot ne parlament

2020-02-17 0

Partitë opozitare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta votojnë Ligjin për Prokurori, pasi që sipas tyre më këtë ligj po synohet amnistimi i kriminelëve.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli deklaroi se nuk do të votojë për këtë ligj pasi ata nuk janë konsultuar për këtë version.

?Ky version po bëhet për amnistim të politikanëve të lartë, të cilët realisht janë kapur në krim dhe tani duan që të amnistohen?.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë se në Kuvend ka sjellë propozim ligj për Prokurorinë ndryshe nga ai që janë dakorduar paraprakisht.

? Aleanca për Shqiptarët nuk e pranon nenin 110 pasi me atë, pretendohet amnisti për krimet dhe korrupsionin e bërë nga funksionarët shtetëror. Me këtë nen, materialet e përgjuara nuk do të shërbejnë si dëshmi për të ngritur akuza?.

Deputeti nga radhët e BDI-së dhe kryetari i Komisionit të Kuvendit për çështje evropiane, Artan Grubi pret miratimin e ligjit për prokurori publike.

Nga partia maqedonase në pushtet LSDM shprehen optimist në miratimin e ligjit ndërkaq, nga VMRO-DPMNE thonë se nuk do ta votojnë ligjin pasi sipas tyre i njëjti është i dëmshëm për shtetin.

Tv Klan

Free Traffic Exchange