Gazetarja e njohur pjese e filmit “Gjurme pa shenje”

2020-02-17 1

?Gjurmë pa shenjë? është filmi më i ri shqiptar, i cili pritet të dalë së shpejti në kinema. Të ftuar në programin ?Rudina?, në Tv Klan për të folur për filmin ishin regjisori dhe skenaristi Maksim Alidini së bashku me gazetaren Ornela Gaçe.
Ky është filmi i parë që Maksim është skenarist, regjisor dhe aktori kryesor. Filmi trajton historinë e dashurisë së dy të rinjve, që përjetojnë dramën e ndarjes dhe kjo e vendos personazhin kryesor, Maksimin në një betejë për hakmarrje. Filmi është xhiruar në Shqipëri, Kosovë, Zvicër dhe Itali.

Gazetarja Ornela Gaçe luan për herë të parë në një film. Ajo mban emrin Ema në film dhe është vajza e madhe e deputetit, avokate në Zvicër që pastron bizneset e jashtëligjshme të babait.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari se pse pranoi të ishte pjesë e një filmi, gazetarja tha se dëshironte të linte një kujtim ndryshe, por gjithashtu vajza e saj të përjetonte të njëjtin emocion që Gaçe kishte përjetuar kur kishte parë nënën e saj, tek luante në filmin ? Një ëndërr për një karrige?.

Free Traffic Exchange