Rudina - Akrobatja Vitore Sallaku rrefen jeten me humoristin Skender Sallaku! (10 shkurt 2020)

2020-02-17 2

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; E ftuar në programin ?Rudina? në Tv Klan, ishte ish-akrobatja shumë e njohur Vitore Sallaku. Ajo është edhe bashkëshortja e një prej aktorëve më të dashur të humorit, Skënder Sallaku, i cili është larguar nga jeta 6 vite më parë, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Vitore që në moshën 11-vjeçare ka qenë pjesëtare e trupës së cirkut duke dhënë një kontribut maksimal, si brenda edhe jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo u bë ndër pedagoget e para të studios së Cirkut. Në shenjë mirënjohje të aktivitetit të saj artistik në shërbim të artit, i janë akorduar Medalje dhe Urdhëra Pune, gjithashtu edhe titujt ?Artiste e Merituar? dhe ?Mjeshtre e Madhe e Punës?.

Vitorja ka botuar një numër librash, poezi, monografi, pas ndarjes nga jeta të Skenderit, si edhe historinë e Cirkut Shqiptar.

Në vitin 1962, çifti Vitore e Skënder Sallaku janë martuar dhe kanë dy fëmijë. Në studio, Vitore tregon se propozimi për martesë nga humoristi ka qenë një suprizë e vërtetë, pasi ai i ka propozuar në skenë para publikut.

?Mund të them që ka qenë një suprizë, sepse Skënderi në skenë më ka bërë një suprizë. Unë po dilja për të bërë ushtrimet plastike që kisha në skenë dhe më thotë: Do martohesh me mua Vitore. Supriza është moment që nuk e di si kalon. Unë si natyrë nuk flas shumë me thënë të drejtën dhe Skënderi ishte natyrë shumë gazmore dhe të ngatërronte, me gojën e tij ngatërroheshe ti. Unë isha lart në tavolinë dhe poshtë ishte dikush tjetër që e shtynte tavolinën deri në qendër, pastaj fillova ushtrimet. Skënderi rrinte poshtë tavolinës dhe kur mbarova unë ai thotë: Këtu jam edhe unë, para publikut. Unë mendova se po bënte humor se ishim në skenë dhe i thashë po. Pastaj dalëngadalë më vinte mbrapa s?kishte punë tjetër?. /tvklan.al

Free Traffic Exchange