Përplasje të reja në Ministrinë për Punë të Brendshme. Një ditë pasi Qeveria anuloi 89 vendime të ministrit të brendshëm teknik, Naqe Çulev përmes një telegrami kërkon nga të gjitha njësitë organizative në MPB që të zbatojnë ligjet duke aluduar në vendimet dhe urdhrat e tij. Zv/ministrja plotësuese Sllavjanka Petrvoska ndërkaq sqaroi se vendimet e Çulevit ajo nuk i ka firmosur pasi kanë qenë në kundërshtim me ligjet.