Stuhia 'Kiara' prek Shqipërinë të enjten dhe premten, Meteorologu Osmani: Forcë më të ulët

2020-02-17 0

Stuhia 'Kiara' që ka prekur Britaninë e Madhe dhe Europën pritet që të mbërrijë dhe në Shqipëri. Meteorologu, Hakil Osmani tregoi për Report Tv se ?Kiara? pritet të mbërrijë në vendi tonë ditën e enjte dhe të premte por nuk do të ketë forcë aq të lartë siç është paraqitur në vendet e tjera. Sipas meteorologut të premten do të ketë reshje te konsiderueshme shiu dhe borë në zonat malore. Edhe vlerat termike do të kenë një rënie të lehtë, por në fundjavë do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.