Dosja e gjyqtarit që mbylli aferën ‘CEZ’ shkon në zyrën e Artur Metanit, rrezikon deri në shkarkim

2020-02-17 0

Vendimi i shumëdebatuar i gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli në 24 janar 2020 dosjen CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro dhe me protagonistë Sali Berishën, ish-ministrat dhe ish-drejtorët e tij, do të jetë objekt verifikimi nga Inspektorati i Lartë Drejtësisë. Juristi dhe eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara ka referuar pranë organit të ri të drejtësisë që heton shkeljet e magjistratëve dhe propozon ndëshkimin e tyre, një dosje me shkeljet e pretenduara të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili disa ditë para se të mbyllje dosjen CEZ, mbylli edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobimin rus. Përpos tjerave, në dosjen e referuar në ILD, theksohet se gjyqtari nuk ka pranuar moskoptencën e tij për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, për shkak të cilësisë së personave të kallëzuar.

Free Traffic Exchange