Meta: Anti-KÇK, zhurmë për të hequr vëmendjen nga kapja e shtetit me ligje dhe jo gaz e tanke.

2020-02-17 0

Me grusht shteti, Ilir Meta sqaroi se i referohet të gjitha ndryshimeve ligjore që mazhoranca po bën për ta përqendruar pushtetin në një dorë. Ai tha se me heqjen e kompetencave të betimit tek presidenti të gjyqtarëve të rinj Kushtetues, por edhe me aktin normativ Anti-KÇK, pronat, paratë, sovraniteti dhe integriteti i shqiptarëve, kanë kaluar vetëm në një dorë. Ai tha se mazhoranca e kthen Gjykatë Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti, propagandë).