Në perëndim të Stambollit, mes Detit të Zi dhe Detit Marmara, shtrihen peizazhe të larmishme pyjesh, fermash, kënetash dhe vendbanimesh antike.
or kjo zonë është më shumë nga sa sheh syri: Ajo është rruga e Kanal Istanbul, një mega projekt infrastrukture me një kosto prej $ 12.6 miliardë dollarësh, të cilin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka përshkruar si ? planin e tij të çmendur?, kur e paraqiti fillimisht idenë në 2011-tën.
Kanal Istanbul, i aprovuar nga ministria e mjedisit muajin e kaluar, do të jetë një kanal transporti 45 km që do të bashkojë Detin e Zi me atë të Marmarasë, duke ecur paralelisht me ngushticën e Bosforit, e cila tashmë kalon nëpër qendrën e Stambollit.
Qeveria thotë se kanali është i nevojshëm për të zvogëluar trafikun ujor në qytet. Por kritikët ? përfshirë dhe kryebashkiakun e Stambollit ? paralajmërojnë se nisma do të ketë një kosto të madhe mjedisore, e flasin për shkatërrimin e mundshëm ekologjik të Detit Marmara.
Ekziston një ekuilibër delikat mjedisor me këtij deti dhe atij të Zi, që lidhen aktualisht nga ngushtica e Bosforit. ?Niveli i kripës së Detit të Zi është më i ulët se ai i Marmarasë, dhe përmbajtja organike e tij, shumë më e madhe?, thotë Xhevahir Efe Akçelik, sekretar i Unionit të Dhomave të Inxhinierëve dhe Arkitektëve Turk në Stamboll.
Për shkak se Deti i Zi është 50 cm më i lartë se ai i Marmarasë, si niveli ashtu edhe dendësia e kripës do të ndryshonin tek ky i fundit nëse të dy do të lidheshin me kanalin që synon Erdogani. Jo vetëm kaq, por edhe fluksi i organizmave qelizorë në Marmara do të konsumonte oksigjen shtesë; kjo do të bënte që bakteret dhe organizmat e tjerë të krijonin një gaz sulfurik, e në qytet do të përhapej një erë e ngjashme me atë të vezëve të prishura.
Disa druhen se kjo mund ta fshijë plotësisht jetën në Marmara. Projekti u paraqit disa kohë më parë për konsultime publike e mijëra vetë firmosën një peticion kundër tij, megjithatë në muajin janar, ministri turke e mjedisit e aprovoi gjithsesi.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RCErdogan#Project#TopChannel