Meta: Si gënjeu Kuvendi Komisionin e Venecias, ja përgjigjja që mora nga Ardian Dvorani

2020-02-17 0

Presidenti Ilir Meta tha se Kuvendi ka gënjyer kur ka thënë se për heqjen e kompetencave të presidentit për betimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, ka marrë edhe mendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Meta tha se ky ishte argumenti që Kuvendi i dha Komisionit të Venecias, se përse e miratoi ligjin në seancë plenare pa pritur mendimin e Venecias ku sipas Metës ndër të tjera, Kuvendi i ka kërkuar Venecias të mos i marrë parasysh pyetjet e tyre për këtë çështje. Por Presidenti tha se në një shkresë që institucioni i presidencës i ka bërë Dvoranit për këtë çështje, ai i është përgjigjur me shkresë zyrtare se "Nuk ka pasur kërkesë nga ana e Kuvendit për mendime për betimin e gjyqtarëve, nuk ka mendim të konsultuar nga anëtarët e këshillit", citoi Meta përgjigjen e Dvoranit.

Free Traffic Exchange