Report TV -Meta: Fakte të reja mbi veprimtarinë kriminale të Dvoranit, t'i ndërpritet detyra

2020-02-17 0

Presidenti Ilir Meta tha se ka fakte të reja të cilat do t'i dorëzojë në Prokurori për të thelluar më tej hetimet, në vijim të kallëizmit që ai ka bërë në nëntor, për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se Dvorani qëllimisht e ka vonuar procesin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të siguruar sipas tij, mandatin e dytë në krye të KED-së. "Fakte të reja mbi vepritarinë kriminale të Ardian Dvoranit", tha Meta, teksa paraqiti faktet sipas tij, që flasin për një veprim të organizuar. Meta kërkoi që Dvoranit t'i ndërpritet detyra.