Përfaqësuesi politik i PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka zbardhur prezantimet e opozitës sa i përket kësaj reforme.
"Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion kka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore", tha Bylykbashi.