Shpronësimet, Balluku në Kuvend: Agjencia për procedurat zgjidh mosmarrëveshjet

2020-02-17 2

Kuvendi ka nisur diskutimet për projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik, të ndryshuar,

Më parë Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin, ku hidhen bazat për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve për pronarët që preken nga ndërtimi i projekteve me interes publik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se ngritja e kësaj strukture të specializuar do trajtojë kërkesat për shpronësimet dhe do të shmangë gjyqet për vlerësimin e pronave.

"Krijimi i agjencisë do të zgjidhë mosmarrëveshjet që pronarët e truallit kanë pasur. Do të jetë një zgjidhje i të shpejtë Agjencia e shpronësimit kërkojmë që të votohet sot" tha Balluku.