Nis rindertimi i banesave ne Durres

2020-02-17 0

Në Durrës ka nisur rindërtimi i apartamenteve të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama pa nga afër punimet që po kryhen në 60 apartamenti në një pallat në zonën e plazhit.

Për shkak të dëmeve nga tërmeti, 1679 familje priten të rikthehen në apartamentet e rikosntruktuara deri në fund të Marsit.

Pjesa tjetër e familjeve po trajtohen me bonus qiraje. Janë mbi 2700 persona që kanë marrë bonusin e qirasë që nga 26 Nëntori.

Ndërkohë që në të gjithë qytetin bregdetar kanë aplikuar online mbi 3300 familje që kanë pësuar dëme të lehta dhe të rënda në banesat e tyre në pallat apo shtëpi banimi.

Për objektet të cilat janë shpallur të banueshëm, pas akt ekspertizës së thelluar është e vendosur për shembje ose rikonstruksion i tyre. Gjatë mesditës së të Martës, një objekt katër katësh u shemb me shpërthim të komanduar nga inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit.

Në total u përdor 2 kg tritol për shembjen e objektit në zonën e plepave i cili shërbente si biznes dhe godinë banimi.

Tv Klan