Mini-shengeni, Rexhep Selimi: Paradoksale për Kosovën. Takimi Rama-Kurti, produktiv

2020-02-17 0

Kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka cilësuar projektin e 'mini-shengenit' një situatë jo të mirë, pasi në atë tryeze rajonale, Shqipëria dhe Kosova duhej të paraqitej si një e vetme. Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', Selimi tha në këtë moment ky projekt është i mirë o për Serbinë o për Kosovë, por jo për të dyja. Deklaratën e Ramës për heqje të kufirit Shqipëri-Serbi,Selimi e cilësoi paradoksale, pasi mes tyre qëndron Kosova, që nuk njihet nga Serbia. 'Vetëm kur Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën si shtet, atëherë mund të flasim për heqjen e kufijve' tha Selimi duke argumentuar se mini-shengeni nuk duhej të ndodhte në këtë moment.