Një ditë pasi emisioni stop transmetoi një mësues muzike i cili ngacmonte seksualisht nxënësen e tij, policia e Fierit ndaloi mësuesin e muzikës në shkollën e mesme artistike ?Jakov Xoxa?.
63-vjeçari Agron Bego akuzohet për veprën e ngacmimit seksual. Përmes një kamerë të fshehtë mësuesi ofrohet ta ndihmojë nxënësen e tij me mungesat, në këmbim të intimitetit.
Pasi e pyet nëse nxënësja do të vijë në mësim, mësuesi Agron Bego e fton atë në klasën e tij me pretekstin e mungesave
Por sërish ditën tjetër e thërret në klasë. Duke i kërkuar edhe llogari pse nuk e hap telefonin.
Pasi e thërret pas orës 3 dhe të 4 të mësimit dhe i kërkon të mbyllë derën me çelës, profesori i thotë vajzës së nuk duhet të kryejë seks me moshatarët e saj.
Tv Klan