Reforma elektorale dhe zgjedhjet e parakohshme ishin në qendër të mëngjesit të punës që kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi për afro një orë me Ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca në selinë blu.
Pas bisedës kokë më kokë me kreun e delegacionit të BE-së, Basha tha se zgjidhja e krizës politike kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre lokale ndonëse maxhoranca e ka përjashtuar një opsion të tillë.
?Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarëve t?u rikthehet mundësia të zgjedhin me votë institucionet e tyre, duke filluar me parlamentin, me bashkitë e vendit. Kjo është rruga e vetme për të ndalur krizën politike, për të ndalur gremisjen e vendit. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK-së. Sepse KÇK-ja në Shqipëri është qeveria, është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet.?
Krahas kushtit të pandryshueshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Basha thotë se në funksion të zgjidhjes së krizës politike kërkohet edhe një reformë e re territoriale.
?Reforma administrative është e dështuar dhe se ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët, kreu i opozitës theksoi se ?ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës, të rishikohet edhe reforma administrative dhe decentralizimi i pushtetit vendor.?
Kreu i demokratëve tha se në takimin e Ambasadorin Soreca kishte diskutuar edhe për reformën zgjedhore për të cilin palët janë angazhuar që ta përmbyllin brenda 15 Marsit , si dhe çështjen e integrimit europian.
Tv Klan