Ministri i Jashtëm turk: Shqipëria të mos bëhet portë sigurie për gylenistët, por t'i kthejë

2020-02-17 2

TIRANË- Pas depërtimit të Harun Çelik, si pjesë e ?Gylenistëve? të imamit Fetullah Gülen, Turqia ka kërkuar edhe kthimin e të tjerëve të strehuar në Shqipëri, mes tyre edhe 41-vjeçarin, Selami Simsek, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri.

Këtë mesazh u bë i qartë nga ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Tiranë, ku u prit nga homologu Gent Cakaj. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cavusoglu tha se ka paralajmëruar Shqipërinë, për rrezikun që i kanoset nga organizata "FETO", e konsideruar si armikja numër një e presidentit Erdogan, e për këtë arsye, theksoi se Shqipëria nuk duhet të shërbejë si portë mbrojtëse për ta, por t'i kthejë në Turqi. Nuk foli me shifra se sa pjesëtar të kësaj organizate janë strehuar në Shqipëri, pos sipas Cavusoglu strehimi i tyre përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë.