#rtvora #oranews
Opozita ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme përmes një qeverie tranzitore, por mazhoranca në tryezën e reformës zgjedhore e ka mbyllur derën për çdo kërkesë politike.
Mesazhin e përcolli bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri pas takimit që pati me përfaqësues politik të partive, ekspertë të ODIHR dhe ata vendas për reformën, ku edhe u njohën me disa propozime të PD për rolin e policisë dhe prokurorisë në krimet zgjedhore.
Gjiknuri: Paketa trajton të gjitha ato çështje që kanë rëndësi për garantimin e rregullave për fushë të barabartë për të gjithë subjektet zgjedhore. Ato gjëra që nuk janë arritur me luftë në rrugë nuk mund ti marrësh në një tavolinë negociatash. Qeveria është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për këtë popull, për këtë vend, qeveritë janë për të qeverisur vendin.
Opozita kërkon që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK, por Gjiknuri tha se kjo çështje duhet të shqyrtohet me ekspertët dhe çdo zgjidhje duhet të bëhet me kompromis.
Bylykbashki: Janë tre paketa në lidhje me atë që ne mendojmë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor, do të rrisin efikasitetin e krimit zgjedhor. Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mazhoranca-i-mbyll-deren-qeverise-teknike-gjiknuri-ato-qe-si-moren-ne-rruge-smund-ti-marrin-ne-tavoline
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp