Turqia: FETO rrezik për sigurinë e Shqipërisë, “dorëzoni” gylenistët - Vizion Plus

2020-02-17 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i diplomacisë Turke, Mevlut Cavusoglu, i kërkon Tiranës zyrtare të kthejë të gjithë gylenistët që strehohen në Shqipëri.
Kërkesa e ministrit të Jashtëm vjen pas deportimit që iu bë mësuesit Harun Çelik, i akuzuar nga Turqia, si mbështetës i organizatës ?FETO, në fillim të Janarit.
Mevlut Cavusoglu e quajti praninë e gylenistëve një kërcenim për sigurinë e Shqipërisë.
MEVLUT CAVUSOGLU
MINISTER I JASHTEM I TURQISE?.
FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. Nuk kam shifra të sakta se sa gylenistë ndodhen në Shqipëri, por ka me qindra që kemi kërkuar të kthehen. Ne nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n.
Prania e saj është një kërcim për sigurinë e Shqipërisë. E di që nuk është e lehtë por e e falënderojmë çfarë ka bërë deri më tani?.
Për çështjen e gylenistëve Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nuk bëri asnjë koment. Deklarata e tij u përqendrua në nënshkrimin e dy marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë.
GENT CAKAJ
MINISTER NE DETYRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME
Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike por edhe të mirë-vendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO.?Axhenda e ministrit të jashtëm të Turqisë përmban edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, ku siç lajmëroi vetë Mevlut Cavusoglu do të bisedojë veçanërisht për rrezikun që paraqesin sipas tij, mbështetësit apo anëtarët e FETOS përmes ushtrimit të aktiviteteve të aktiviteteve të ndryshme në Shqipëri.