35-vjecarja: Burri me kerkoi divorcin kur mesoi se djali ishte i semure

2020-02-17 1

Një 35-vjeçare tregoi në emisionin ?Historia Ime?, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vjet, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si duhet.
Ardhja në jetë e djalit nuk e përmirësoi marrëdhënien mes çiftit, përkundrazi ish-bashkëshorti filloi të sillej mjaft ftohtë me djalin dhe nuk kujdesej për të.
Kur djali i tyre ishte 2 muajsh, Suzana kuptoi se diçka nuk shkonte me të dhe gjatë kontrolleve vogëlushi u diagnostikua me paralizë cerebrale.
Sapo mësoi këtë gjë burri vendosi të divorcohej prej saj dhe braktisi në këtë mënyrë bashkëshorten dhe djalin vetëm 5-muajsh. Gjykata i caktoi detyrimin mujor prej 15 mijë lekësh të reja për djalin, por sipas 35-vjeçares, ai nuk ka paguar asnjë lek dhe madje edhe pse kanë kaluar 11 vite nuk është interesuar asnjë ditë për gjendjen shëndetësore të djalit.

Free Traffic Exchange