Shtëpia 165 milionë dollarë/ Bosi i “Amazon” thyhen rekordin me pronën “Warner”

2020-02-17 4

Bosi miliarder i ?Amazon?, Jeff Bezos, ka blerë një pronë në Los Angeles, për plot 165 milionë dollarë, duke shënuar një rekord të ri për rajonin.


Sipas The Wall Street Journal, Bezos bleu pronën Warner nga manjati i medias, David Geffen.

Gazeta shkruan se shitblerja është renditur menjëherë në krye të klasifikimit duke thyer rekordin e vitit të kaluar, kur Lachjlan Murdoch pagoi rreth 150 milionë dollarë për një pronë në Bel Air, të shfaqur edhe në ?The Beverly Hillbillies,? një shou televiziv i viteve 60.

Prona Warner shtrihet në 3.6 hektarë tokë në Beverly Hills. Bëhet fjalë për një shtëpi në stil gjeorgjian, me një dhomë në të cilën dikur ka ndenjur Napoleoni, shtëpi për miqtë, fushë tenisi dhe një pistë golfi me nëntë gropa. Ajo është ndërtuar në vitet 1930 nga i ndjeri Jack Warner, ish president i Warner Brothers. Bezos, pasuria e të cilit shkon në më shumë se 110 miliardë dollarë, ka themeluar kolosin e internetit ?Amazon? dhe konsiderohet si njeriu më i pasur në botë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JeffBezos#Amazon#TopChannel