Ferdi Bedini është një nga prurjet e reja në Kombëtaren e Basketbollit të Meshkujve. Pjesë e kuqezinjve me moshat, po bën hapin e madh. Bedini është një nga lojtarët e ardhur nga kampionati italian ku aktivizohet me Basket Borgosesia në Serie B.
?Jam shumë i ri, 20 vjeç, e kam si ëndërr të luaj për Shqipërinë. S?kam emocion në fushë, do të luaj fort?.
Trajneri Afrim Bilali thotë se po punon për rinovimin e ekipit dhe këtë po bën për parakualifikueset e Kupës së Botës 2023.
?Çdo herë më tepër afrohen lojtarë me moshë të re, që të bëhet një rinovim i ekipit kombëtar. Kësaj here kanë ardhur shumë lojtarë nga Italia?.
Portugalia më 20 mars në transfertë dhe Qipro më 23 Mars në shtëpi janë kundërshtarët për ndeshjet e para. Afrim Bilali tregon për cilësitë e kundërshtarëve.
?Portugali është një ekip agresiv si në sulm dhe në mbrojtje, pot me elementët e rinj mund të bëjmë një paraqitje dinjitoze?.
Në grupin e Shqipërisë është dhe Bjellorusia. Në fazën pasardhëse kualifikohen dy ekipet e para.
Tv Klan