Report TV -Takimi jozyrtar për zgjerimin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Sinjal se s'do jetë e lehtë

2020-02-16 0

BRUKSEL- Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim joformal në Bruksel mbrëmjen e sotme, në fokus të së cilit ka qenë perspektiva e zgjerimit të Unionit. Në fjalën e tij, në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë një sinjal se rrugëtimi deri në çeljen e negociatave nuk do të jetë i lehtë, e ndërsa theksoi se uron që metodologjia e re të jetë një platformë mirëkuptimi nga shtete anëtare.

"Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t?i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare", tha Rama.