Report TV -105 mln € për zhvillimin e turizmit, 4 qytetet që përfitojnë nga projekti

2020-02-16 0

Berat, Korça, Fier dhe Shkodër janë katër qytetet që do të përfitojnë fonde të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili u shpreh nga Durrësi se ky program përfshin financim nga BERZH, BE por edhe fonde nga buxheti i shtetit, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës e tyre duke çuar përpara turizmin dhe ekonomitë përkatëse.

?Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të Qeverisë shqiptare dhe fondeve të ardhura si kredi nga Banka për Zhvillim Evropian, por dhe nga fondet që vijnë si grande nga Bashkimi Evropian ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndësishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Free Traffic Exchange