#rtvora #oranews
Ujërat e zeza që vërshojnë mes fshatit mbeten problem pa zgjidhje prej më shumë se 5 vitesh në Gjashtë të Sarandës.
Pak kohë më parë, bashkia atje premtoi ndërhyrje, por tashmë nuk përgjigjet për shqetësimin e qytetarëve.
Në Gjashtë të Sarandës ujërat e zeza vërshojnë në rrugë, verë apo dimër qoftë!
?Këtu nuk kaloj dot nga ujërat e zeza, që të vete te djali në këmbë, me makinë dhe me zor kaloj.?
Banorët thonë se jeta aty është bërë gati e padurueshme.
Shqetësohen nga infeksionet e ndryshme, pasi edhe tubacionet e ujit të pijshëm që vjen vetëm një orë në ditë janë të amortizuara.
Dëmtimet bëjnë që ujërat të bashkohen dhe të shkojnë të ndotura në çezmat e banorëve.
?Jo nuk e konsumoj, si ta konsumoj. Ujërat janë bashkë. As për të larë enët dhe as për ta konsumuar. Për të pirë mbushim ujë në burim?.
Problemi është i vjetër, por prej 5 vitesh drejtuesit e bashkisë Sarandë kanë dështuar ti japin zgjidhje!
Disa muaj më parë, bashkia e Sarandës premtoi zgjidhje për këtë problematike, por deri atëherë banorët e Gjashtë do të jenë të detyruar të jetojnë mes ujërave te zeza
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/banoret-e-e-fshatit-gjashte-ne-sarande-jetojne-mes-ujerave-te-zeza-prej-5-vitesh
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp