Report TV -Policia nxjerr emrat, kush janë tre të shumëkërkuarit e dënuar për vrasje

2020-02-16 2

Policia e Shtetit vijon të publikojë emrat dhe të dhënat e personave ndër më të kërkuar në vend. Këta radhë policia ka prezantuar për publikun tre persona të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Ndër të tjera policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, duke iu siguruar anonimatin, nëse kanë të dhëna për vendin ku fshihen këta persona.

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim:

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj. Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Referuar hetimeve, shkak i këtij krimi të dyfishtë ka qenë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë euro, e cila nuk është kthyer në kohën e parashikuar në kontratë. Pas kësaj, midis autorit dhe viktimave ka lindur një konflikt, ku palët janë konfliktuar nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave. Referuar hetimeve, në bisedat telefonike, mes tyre ka pasur edhe ofendime, gjë që ka çuar Pjetër Paçani, të marrë një pistoletë dhe të shkonte në një lokal të quajtur ?Exen? në autostradë, ku pinin kafe shtetasit V.Gj dhe N. Z. Sapo ka hyrë në lokal, Paçani ka nxjerrë armën dhe ka thënë ??mos lëvizni?? , duke qëlluar disa herë në distancë të afërt në drejtim të viktimave dhe duke shtuar fjalët ??më shani prapë me nënë e motër??. Pas kësaj teksa ka dalë nga lokali, i është drejtuar shtetasit Arben Gjokola ??ti mos lëviz?? dhe ka hipur në automjetin tip ?Porsche? dhe është larguar. Që nga ai moment dhe deri sot, Pacani është në listën e të kërkuarve, duke iu larguar drejtësisë.