Detaje të reja nga tragjedia e Bulqizës/ Pranë trupave u gjet një shishe me helm

2020-02-16 2

14 shkurti do të shenjonte një tragjedi në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj do të humbnin jetën, e ndërsa vajza tjetër do të dërgohej në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore (aktualisht është jashtë rrezikut për jetën).


Dy ditë pas ngjarjes një fjalë, ende nuk ka një deklaratë përfundimtare rreth vdekjes së tre pjesëtarë të familjes Tolaj, nënës 45-vjeçare, Rajmonda dhe dy fëmijëve Rudina dhe Fatjoni, ndërkohë që pista kryesore është helmimi.

Teksa mbetet për t?u zbuluar nëse bëhet fjalë për helmim nga rrjedhja e gazit apo nga ushqimi/diçka tjetër, Top Channel mëson detaje të reja rreth ndarjes nga jeta të viktimave.

Burime konfidenciale të policisë deklarojnë për Top Channel se në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, përveç ushqimeve është gjetur një shishe me helm që përdoret në bujqësi, kryesisht për mbrojtjen e patates, gjatë mbjelljes së saj. Shishja me helm është dërguar për ekspertizë.

Mësohet se trupi i viktimave, saktësisht nënës, vajzës dhe djalit janë gjetur në dysheme në pozicione të ndryshme nga njëri-tjetri, me shkumë në gojë që të jep përshtypjen e helmimit. Ndërkohë vajza që ka shpëtuar është gjetur në një krevat ngjitur te muri, pa mundur të komunikonte dot.

Mësohet se ka qenë kunata ajo që i ka gjetur rreth orës 10 të paradites , ku më pas ka kërkuar ndihmë. Mostra të ushqimit, gjakur të viktimave, dhe shishja në fjalë janë dërguar për ekspertizë në Tiranë.

Një burim tjetër ka thënë për Top Channel se ata kishin qenë te kunata për darkë deri në orën 22:00 dhe të nesërmen janë gjetur të pajetë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bulqize#Tragjedi#TopChannel