Edhe Qeveria punëson maqedonas të vetë deklaruar si shqiptarë

2020-02-16 0

Edhe Qeveria punëson maqedonas të vetëshpallur si shqiptarë. Falë softuerit së tyre të quajtur ?Balancer?, vendet e punës të rezervuara për shqiptarë, edhe në institucionin ekzekutiv, Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, u mbushën me persona me emra maqedonasish. Në konkursin 478/2019, vendimet e punësimit u firmosën për Elena Rajkovçevska, Sanja Petkova, Sllavica Toshiq dhe Aleksandra Antevska, të cilat u deklaruan rrejshëm se janë shqiptare. Ndërsa, si shumë të tjerë edhe Dhurata Azizi mbeti pa punë.