Report TV - Tritoli makinës së Licit, Voltana Ademi: Jo politikë! Të flasë drejtësia

2020-02-16 0

Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se nuk duhet të flasim dhe të nxjerrim përfundime për ngjarjen përpara drejtësisë. Ademi theksoi se nuk është momenti për deklarata politike.

Prononcimi i plotë i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi
Unë u lajmërova nga media në fakt dhe erdha menjëherë, kam qenë afër, kalova para nja një ore këtu. Unë besoj se duhet ti lëmë vendin grupeve të punës, forcave të RENEA-s, që janë nisur për të bërë një vlerësim të saktë, të një verifikimi paraprak që policia ka bërë dhe pastaj në varësi të asaj që do të verifikohet duhet të bëhen hetimet e duhura duke bërë të mundur nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Shpresoj që të mos jetë dicka e tillë në emër të qytetit dhe sigurisë sonë, askush në qytetin tonë nuk do të ketë probleme kaq të rënda. Ti lëmë vendin forcave të policisë që të kryejnë detyrën, si qytetare, shtetare, si njeri që jeton cdo ditë këtu. Është e nevojshme që të gjithë të bëjmë detyrën për t'u gjetur e vërteta.

Nuk është dicka e re te Vllaznia, presionet dhe kërcënimet....
Mendoj që të gjithë të presim rezultatet pa shkuar në përfundime, sepse vetëm në atë rast mund të flasim dhe të nxjerrim problematikat nëse ka të tilla.

Free Traffic Exchange