TIRANË- Me një pamje krejtësisht ndryshe nga sa ishte paraqitur deri më tani, i veshur sportiv me një bluzë dhe xhinse, me një mënyrë të të qëndruarit shumë rinor, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë një frymë tjetër të të komunikuarit me elektoratin e tij.
Instagrami është cilësuar së fundmi si rrjeti më popullor dhe pikërisht këtë dritare komunikimi ka zgjedhur kryedemokrati për bashkëbisedimin me të rinjtë ku ka drejtuar pyetjen "Nëse do të drejtonit Ministrinë Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri".