Një shpërthim me tritol ka tronditur fshatin Gocaj të Lezhës.
Sipas policisë, lënda plasëse është vendosur në derën e një dyqani që ndodhet në katin e parë të banesës së 49-vjeçarit, Arben Malotaj.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme material, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Familjarët janë shprehur se nuk kanë konflikt me askënd.
Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi anëtar e familjes Malota nuk ka qenë në banesën e tyre.
Ngjarja e rënda ka ndodhur rreth orës 22 e 20 minuta të së Premtes dhe policia nuk ka ende një autor të dyshuar.