Është shënuar viktima e parë në Europë nga koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Francë ka konfirmuar se ka humbur jetën një turist kinez, rreth 80-vjeç, që ndodhej në këtë shtet.
Vdekja e turistit e çon numrin e viktimave nga koronavirus në 1527.
Në Francë deri më tani janë regjistruar 11 raste të prekurish nga ky virus dhe mbi 67 mijë raste në mbarë botën.