http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Familja Tola e cila humbi 3 anëtarët e saj një ditë më parë në menyrë të dyshimtë ka hapur dyert e mortit duke pritur qindra njerëz për ngushëllime.Rajmonda Tola dhe dy fëmijet e saj, vajza Rudina dhe djali Fatjon humbën jetën tragjikisht në rrethana ende të pakonfirmuara në banesën e tyre në njësinë Ostren.E vetmja që mbijetoi ishte vajza më e vogël Merita 15 vjece e cila pasi kaloi kaloi gjëndjen kritike në spitalin e Bulqizës, u stabilizua plotësisht në Spitalin e Traumes në Tiranë.Viktimat dhe vajza e vogël Merita u gjeten brenda në banesë nga kunata e Rajmondës e cila njoftoi me urgjencë anëtarët e tjerë të familjes. Kryefamiljari Tola, ndodhet në Greqi si emigrant.Në një kohë që familja Tola hapi dyert e mortit për tre viktimat e të premtes, Rajmondën dhe dy fëmijët e saj, të afërmit hedhin poshtë dyshimin e helmimit nga gazi dhe mangalli.Të afërm të familjes të cilët kanë asistuar të parët paraditen e së premtes ku konstatuan trupat e pajetë të Rajmonda, Rudina e Fatjon Tolës thanë se nuk kanë gjetur bombul gazi në dhomën e gjumit ku janë gjetur katër pjestarët e familjes mes tyre edhe vajza e vogël Merita e cila është e vetmja e mbijetuar në këtë tragjedi.Familjarët thanë se dyshimi bie mbi ushqimin që kanë gjetur aty. Megjithatë grupi hetimor ka punuar për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedise ndonëse me rëndësi është dalja e rezultateve të mjekësisë ligjore.E vetmja që mbijetoi nga kjo ngjarje shumë e rëndë në Ostren të Bulqizës ishte vajza 15 vjeçare Merit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin "Nënë Tereza".