Macron flet për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë: Do të shohim se çfarë thotë KE

2020-02-15 0

Vendimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret pasi procesi i pranimit të reformohet dhe nëse ka besim se do të funksionojë, tha Presidenti Francez Emmanuel Macron.


Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Macron tha se nuk i pëlqen termi ?veto franceze?, duke pretenduar se kishte shumë vende që kundërshtuan hapjen e negociatave të pranimit tetorin e kaluar.

Sipas Macron, parakushti për hapjen e negociatave është që rregullat të ndryshohen, pasi procesi është shumë teknokratik dhe jo transparent. Presidenti francez tha gjithashtu se procesi duhet të jetë i qartë dhe i kthyeshëm dhe se BE duhet të jetë në gjendje ?të largohet nëse nuk funksionon?.

?Kur flasim në Mars, ne do të shohim se çfarë thotë Komisioni Evropian, çfarë përparimi kanë bërë vendet, dhe nëse ka besim se do të funksionojë, ne duhet të jemi në gjendje të fillojmë negociatat?, tha Macron.

Sipas tij, ankorimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë është një objektiv strategjik.

?Nëse duam të përfshijmë Ballkanin Perëndimor në BE, duhet të investojmë në infrastrukturë, kulturë dhe gjuhë?, tha Macron.

?Ne duhet t?u themi atyre se ata mund të bashkohen pasi të plotësojnë kushtet?, përfundoi presidenti francez.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmmanuelMacron#NorthMacedonia#TopChannel

Free Traffic Exchange