Dita e tretë e grevës në Fier, rëndohet gjendja shëndetësore e 16 punonjësve të stacionit elektrik

2020-02-15 0

FIER- Sot punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçëm, kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë. 16 punëtorët kërkojnë që të marrin pagat që sipas tyre ka prej 27 muajsh që nuk i marrin. Gjendja shëndetësore e grevistëve ka filluar të rëndohet për shkak të mungesës së ushqimit.