Ora News - Basha: Endrra për likuidimin e opozitës mbetet iluzion

2020-02-15 2

#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike ka kujtuar 75 vjetorin e kryengritjes anti-komuniste të Kelmendit, si një lëvizje opozitare kundër regjimit ku mbeten të vdekur 44 persona nga popullsia civile. Me anë të një statusi në facebook, kryetari i PD Lulzim Basha shpreh shqetësimin se edhe sot në demokraci dëshirohet zhdukja e opozitës .

Edhe sot ndokush mund të përkundë të njëjtat ëndrra për likuidimin e çfarëdolloj opozite, në mënyrë që banda që ka zaptuar shtetin të mund të lavdërohet se mund të bëjë ç?të dojë në kurriz të vendit dhe shqiptarëve pasi s?i jep llogari askujt. Por këto ëndrra mbeten iluzione, sa kohë kombi ka dhënë prova legjendare të dinjtetit dhe të dashurisë për lirinë, siç është Kryengritja e Kelmendit.

Opozita ka akuzuar në çdo dalje publike qeverinë për lidhje me krimin dhe zaptimin e të gjitha pushteteve. Por sipas liderit të opozitës Lulzim Basha, PD është gati ta mbrojë më çdo kusht lirinë dhe demokracinë.

Postimi i plotë

75 vjet më parë, malësorët e Kelmendit u ndeshën ballasi me forcat e diktaturës komuniste, të cilat kishin marrë urdhër të nënshtronin me vrasje dhe terror të gjitha zonat e Shqipërisë. Kryengritja e Kelmendit, nga të parat më të mëdha në të gjithë Europë e saporënë nën thundrën e komunizmit, jehoi mesazhin se shqiptarët nuk e pranonin diktaturën dhe nuk do ta pushonin luftën kundër saj.

Malësorët e Kelmendit udhëhiqeshin nga legjenda Prek Cali, emri i të cilit për gjysëm shekulli ishte sinonim në të gjitha trojet shqiptare me qëndresën kundër çdo pushtuesi që herë pas here kishte ardhur në Malësi me trupa ushtarake, por ishte larguar prej andej me turp.

Dhuna e ushtruar nga skuadronet e vdekjes së diktaturës ishte e pashoqe. Pasi kishin arrestuar qindra banorë në rrethinat e Shkodrës, klika që kishte marrë pushtetin në Tiranë kishte shpallur operacion spastrimi për të gjitha zonat e veriut, një aksion dhune thellësisht antikombëtar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-kujton-75-vjetorin-e-kryengritjes-anti-komuniste-te-kelmendit

Ndiqni emisionin e plotë k?ëtu: https://youtu.be/_bOR0urpCeU
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp