Stop - Babai i femijes ndryshon emrin pas divorcit dhe shmang detyrimet!(14 shkurt 2020)

2020-02-15 1

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Denoncimi i rradhës na con në Kavajë. Irma Elezi është drejtuar në emisionin ?Stop?, pasi, edhe pse gjykata ka vendosur për një detyrim ushqimor, që ish-bashkëshorti i saj duhet të paguajë, ai nuk e ka zbatuar. Irma tregon, se është divorcuar në vitin 2012 dhe nga martesa e saj ka një vajzë. Cështja ka shkuar në zyrën përmbarimore, ku detyrohet hipoteka e Kavajës të zbatojë një vendim për një truall të ish bashkëshortit.Përgjigja e hipotekës është se në emrin e kërkuar figuron një pasuri në legalizim e sipër. Në vitin 2017 kjo pronë legalizohet, por ish-bashkëshorti ka ndryshuar emrin, për t?i shpëtuar detyrimit. Hipoteka urdhërohet sërish për sekuestron e kësaj prone, por ajo tashmë nuk figuron me të njejtin emër.Zyra e hipotekës kërkoi një vërtetim, që tregonte, se bëhej fjalë për të njejtin person.Zonja e dorëzoi edhe këtë vërtetim, por tani prona ishte dhënë hua dhe përsëri nuk bëhej sekuestro.Klodian Kumbaro, jurist pranë Ashk Kavajë thotë, se ish-bashkëshorti i zonjës ka ndryshuar shumë shpesh emrin dhe mbiemrin, duke bërë kështu të ketë ngatërresa me zyrën përmbarimore.WEB: https://tvklan.al/Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/