Report TV - 'Makina e luksit' 'zbarkon' në Vlorë, katër automjete të bllokuara

2020-02-14 3

VLORE- Operacioni "Makina e Luksit", është shtrirë në Vlorë, ku gjatë ditës së djeshme janë bllokuar disa automjete të blinduara. Mes makinave të bllokuara nga policia e Vlorës, janë ato të Eduart Xhezos dhe Shpati Lena ose siç njihet ndryshe si Çelik Lena. 

Të dy këta persona janë akuzuar nga prokuroria e Vlorës për vrasjen e Arben Beqirajt, ose siç njihet ndryshe në Vlorë ?Beni i Çeçesë?. Bllokimi i këtyre automjeteve pritet të dërgohet për referim në prokurori. Eduart Xhezo, është njëri nga autorët kryesorë të akuzuar nga prokuroria për vrasjen e Arben Beqirajt. Për vrasjen e Beqiraj, është dyshuar dhe shpallur në kërkim dhe Çelik Lena.Vrasja e Beqiraj, është kryer në muajin Gusht 2019, në plazhin e Vlorës. Vrasja, ka si motiv një konflikt mes Arben Beqirajt dhe mbajtësit të kalit, të Eduard Xhezos. Momentalisht Xhezo, i arrestuar dhe dërguar në gjykatë si i pandehur për akuzën e ?Vrasjes me dashje?.

Free Traffic Exchange