Kryebashkiaku Alla: Vajza që mbijetoi është 16 vjeç, po transportohet për në spital

2020-02-14 0

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla bëri të ditur në një lidhje telefonike për Report Tv, se e vetmja e mbijetuar është vajza 16-vjeçare e shtëpisë, e cila është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Ai tha se nëse gjendja e saj shëndetësore konstatohet e rëndë, do të jetë i vështirë transportimi i saj me helikopter për shkak ptë kushteve të pafavorshme të motit. Kryebashkiaku Alla tha se fëmijët që u gjetën të pajetë në banesë, janë djali 14 vjeç dhe vajza 19-vjeçare. Ndërkohë, Alla shtoi s epolicia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, por tha se nga komunikimet me fqinjët, dyshohet të jetë shpërthim i bombolës së gazit ose asfiksi nga rrjedhja e gazit.