Nenshkruhet marreveshja Kosove-Serbi per hekurudhat

2020-02-14 2

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë arritën marrëveshjet më të rëndësishme që prej bllokimit të dialogut në Nëntor të vitit 2018 pas vendosjes nga qeveria Haradinaj të taksës 100%, për importin e prodhimeve serbe. Përpara nisjes së Konferencës Ndërkombëtare për Sigurinë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç nënshkruan dy marrëveshje, ku shprehet interesi i dy vendeve për ndërtimin e një autostrade dhe një linje hekurudhore që lidh dy vendet.

?Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë më tepër paqe, zhvillim ekonomik, vende pune, ajo çka i duhet Kosovës, Serbisë e gjithë Ballkanit Perëndimor?, u shpreh Thaçi.

?Të gjithë ne do të ndihemi më mirë në të ardhmen dhe do të jemi në gjendje të stabilizojmë rajonin dhe të sigurojmë paqen për dekadën e ardhshme?, u shpreh Vuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili ka edhe rolin e të dërguarit special të Presidentit Trump për Kosovën dhe Serbinë. Përpara nënshkrimit të marrëveshjes, Thaçi falenderoi administratën e Presidentit Trump për këtë arritje të rëndësishme, ndërsa shprehu kritika për Bashkimin Europian.

?Kosova nga Bashkimi Europian është e zhgënjyer, është e dëshpëruar sepse nuk ka ndodhur liberalizmi i vizave. Ndërsa Kosova ka kryer të gjitha obligimet dhe standardet?.

Muajin e kaluar, po me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, u nënshkrua në Ambasadën Amerikane në Berlin marrëveshja për rikthimin pas 21 vitesh ndërprerje të fluturimeve Prishtinë-Beograd, që do të kryen nga kompania gjermane Lufthansa.

Tv Klan