Për herë të parë Ministeriali i Mbrojtjes zhvillohet në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-14 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV NATO i ka besuar Shqipërisë organizimin e Ministretialit të Mbrojtjes brenda këtij viti. Pas miratimit të propozimit të ministres Olta Xhacka, kjo do të jetë hera e parë që aleanca do tw zbarkojw në Ballkanin Perendimor.OLTA XHAÇKAMINSTRE E MBROJTJESVendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon.Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut, Ministrja Xhacka nwnvizoi se në qershorin e 2020-ës Shqipëria do të jetë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë.Takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për tu përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tonë në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë?.Xhacka, në emër të qeverisë shqiptare falenderoi vendet aleate për ndihmën e dhënë që në orët e para pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit dhe të gjithë ata që po asistojnë në fazën më të rëndësishme, atë të rindërtitmit.

Free Traffic Exchange