#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Një ditë më parë transmetuam rastin e dhunës ndaj një foshnjeje në një cerdhe të Tepelenës.Prindi i fëmijës tregoi, se në muajin nëntor, fëmijën e saj e kishte gjetur me shenjën e një pëllëmbe në fytyrë. Pas shumë ankesave rezultoi, se nuk ishte edukatorja Natasha Qeli, autorja e shuplakës, por përgjegjësja e ushqimit Shpresa Meta. Sot kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peci, tha, se do të thirren të gjithë prindërit, për të gjitha problemet, që mund të kenë dhe shumë shpejt ambientet e brendshme do të pajisen me kamera. Nga ana tjetër Klaudio Pulaha, përfaqësues i CRCA/ECPAT ka kërkuar heqjen e lincensës dhe mosushtrimin e profesionit për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë. Po kështu duhet të pezullohen edhe ata që kanë dijeni për dhunën e nuk e denoncojnë atë.Për rastin e ngacmimit seksual në Fier dhe dhunës në Tepelenë këto organizata do të organizojnë edhe një protestë.WEB: https://tvklan.al/