Ka përfunduar takimi i delegacionit të Venecias me opozitën-jashtëparlamentare.
Pas takimit me delegacionin e Venecias, kreu i PD-së, në një komunikim për media shprehet se ky takim ka qenë tejet i frytshëm. Ai shton se në këtë takim diskutuan për shkatërrimin e reformës në drejtësi dhe rrugën e daljes, kthimi i legjitimitetit të institucioneve.
?Takimi me ekspertët e Komisionit të Venecias ishte tejet i frytshëm. Shqipëria është në një krizë shumë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti i cili nuk pret as për opinionin e Venecias por ka çuar për miratim në një kuvend iligjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, jeta e qytetarëve është e kërcënuar sepse Republika e Shqipërisë nuk është më e shqiptarëve por e një grupi oligarkësh, që drejton këtë vend. Vendi është në një kolaps total?, shprehet Basha.
?Nuk është demokraci, nuk është shtet ligjor. Me Komisionin diskutuam për shkatërrimin e reformës në drejtësi dhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është e qartë, të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që është produkt i votës së qytetarëve.?, shton ai.
?Zgjidhjen që kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, kemi sakrifikuar gjithçka për të gjetur një rrugë për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vazhdojë në mënyrë të paligjshme, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzish që kanë marr peng vendin?, shprehet ai.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Venecia#TopChannel