I dha fund lidhjes treshe, ish-misi: Jemi te rritur dhe te civilizuar

2020-02-13 9

Egla Harxhi ishte e ftuar këtë pasdite në programin ?Rudina?, në Tv Klan. Në studio, Harxhi ka dhënë më tepër detaje për jetës e saj personale, ndarjen nga partneri, por edhe për profesionin e saj, arkitekturën.
Ish Miss Shqipëria në vitin 2007, është komentuar gjatë në media për marrëdhënien e saj të pazakontë.
Në prill të vitit 2016, Egla takoi partnerin e saj të jetës, fotografin Jarl Alexandre de Basseville. Pjesë e marrëdhënies së tyre ishte dhe një tjetër vajzë, modelja shqiptare Alesia dhe Egla deklaroi se ata kishin një marrëdhënie treshe. Ky fakt u komentua gjerësisht në media dhe portalet e ndryshme. Në këtë kohë, Egla deklaroi dhe shtatzëninë e saj, ku tha se fëmijën do ta rriste në një marrëdhënie të tillë.

Por, gjithçka duket se ndryshoi me ardhjen në jetë të djalit të saj, Luxifer. Marrëdhënia treshe u prish me largimin e Alesias. Në tetor të 2019, Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi, po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë.
Në studio, ajo rrëfen se nuk është më me partnerin e saj Alexandre, por ruajnë një respekt reciprok.
Egla u shpreh se do ti përkushtohej rritjes së djalit e vetme, pa partnerin e saj, si dhe profesionit të saj, arkitekturës.

Free Traffic Exchange