VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur një person.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet tip "Opel", i cili drejtohet nga një grua ka përplasur një motoçikletë, e për pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Gjyqi i vjetër në Vlorë.