“Mësim deputetëve analfabetë”/ Protesta para selisë së Kuvendit të Kosovës

2020-02-13 1

Para ndërtesës së kuvendit të Kosovës, është improvizuar një orë mësimi për nxënësit e klasës së parë.


Atje janë vendosur banka dhe tabela ku shkruheshin shkronjat e para të alfabetit. ?Të mësojmë pak se mjaft doktoruam?, ishte motoja që ftonte të gjithë deputetët në mësim. Blendon Arifi thotë se frymëzimin për këtë aktivitet e kanë marrë nga ajo që kanë parë ditët e fundit, ku deputetët nëpër seanca, bëjnë gabime të pafalshme.

?Bëjnë gabime fillestare që nga leximi, po ashtu kanë filluar edhe me recituar dhe ne dëshirojmë që si studentë dhe si lëvizja jonë politike, dëshirojmë që ata të jenë më serioz të përfaqësojnë popullin më dinjitetshëm në këtë institucion dhe mos të bëjnë gabime se shteti jonë nuk është hajgare?, ka shtuar ai.

Qëndrim Gashi thotë se do të donin përfaqësim të dinjitetshëm nga të zgjedhurit e popullit.

?Me këtë ne dëshirojmë që t?iu dërgojmë mesazh të zgjedhurve të popullit që t?i përfaqësojnë ata në mënyrë më të dinjitetshme dhe sa më të merituar. Për atë punë edhe janë aty të thirrur dhe ta kryejnë punën si është me së miri?, tha Gashi.

?Të evitojnë gabimet që bëjnë në seanca, mos dalin të flasin me letra, mos të flasin ma broçkulla, të janë më të permbajtshëm. Mos të japin shfaqje vetëm sa për të thënë diçka e të mos thonë asgjë?,

Bekim Ibishi, aktivist, thotë se qëllimi i deputetëve duhet të jetë përfaqësimi dinjitoz i qytetarëve dhe jo të prezantohen nëpër fushata si doktorë shkencash ndërsa në parlament të duken si analfabetë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Analfabete#TopChannel

Free Traffic Exchange