Shqiperia po tkurret dhe plaket

2020-02-13 4

Shqipëria po tkurret dhe plaket. Popullsia e moshuar është rritur me afro 4 herë krahasuar me fillimin e viteve ?90. Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se ky është një fenomen që ka prekur gjithë Europën.

Instituti i Statistikave parashikon se në 2031, mosha mesatare e shqiptarëve do të jetë 42 vjeç. Por çfarë po ndikon në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë shqiptare, që deri në vitet 2000 konsiderohej më e reja në Europë.

Edhe numri i popullsisë po vazhdon të bjerë nga viti në vit. Deri në 2031, sipas INSTAT, vetëm popullsia e Tiranës pritet të jetë më e lartë se ajo e vitit 2019, duke arritur në rreth 954 mijë banorë, ose 35 % e popullsisë së vendi.

Gjirokastra dhe Kukësi do të vazhdojnë të jenë qarqet me popullsinë më të ulët, respektivisht me rreth 53 mijë dhe 60 mijë banorë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange