Ora News - SPAK sekuestron fabrikën në Shijak të bashkëpunëtorit të klanit mafioz në Bari

2020-02-13 11

#rtvora #oranews

SPAK ka vendosur sekuestrimin e një fabrike të prodhimit të plastike pas hetimeve të Bledar Seferit, i cili rezulton aksionerë në të. Dy ditë më parë Seferit, i arrestuar për trafik lëndësh narkotike në Itali, iu kërkua deklarimi i pasurisë. Gjithashtu sipas prokurorisë ai rezulton të ketë lidhje me Giovani Di Cosimo i konsideruar si një nga bosët e bandave kriminale në Itali.

SPAK sekuestron pasurinë e Bledar Seferit, i arrestuar si bashkëpunëtor i shtetasit italian Giovanni Di Cosimo, i cilësuar si një nga bosët e klanit mafioz Di Cosimo në Bari.

Bëhet fjalë për një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës, tokë arë, makina dhe llogari bankare.

"Ka rezultuar se Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal," thuhet në njoftimin për median të SPAK

Hetimi

Hetimet nisën nga një skuadër e përbashkët hetimore me autoritetet italiane të drejtësisë. Dosja është në dorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Ndërsa sekuestrimi i pasurise u bë në kuadër të hetimit të procedimit penal Nr.94 i vitit 2019 për veprat penale të ?Trafikimit të narkotikeve?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale? dhe ?Grupi i strukturuar kriminal?, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal.

Pas verifikimit pasuror për Bledar Seferin (alias Hakorja), si dhe për familjarët e tij, Prokuroria e Posaçme ka konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me vendimin Nr.03 datë 07 shkurt 2020, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive dhe ekzekutimi i vendimit nga strukturat e policisë gjyqësore u bë më 11 shkurt 2020.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-sekuestron-fabriken-e-lendeve-plastike-ne-shijak

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange