Report TV - Dalin foto e video e gjetjes së plasmasit me gjak, me të cilin u mbështoll Jan Prenga

2020-02-13 2

SHijak - Zbulohet plasmasi i gjakosur, me të cilin anëtarë të familjes Hajri në Shijak dhe ata të familjes Doçaj në Shkodër, dyshohet të kenë mbështjellë trupin e pajetë të Jan Prengës, të cilin e rrëmbyen me forçë në 17 janar 2020. Kjo foto, tregon se pikërisht me këtë plastmas dyshohet se grupi kriminal ka mbështjellë trupin e Jan Prengës, dhe më pas e ka nxjerë nga mbjentet e brendshme të resortit ?Golden?, duke e transportuar në një vend, ende të paditur deri më tani. Pikërisht ky plastmas i sekuestruar në cilësinë e provës material, është çuar nga prokuroria për ekspertimin e njollave të gjakut, duke i krahasuar ato me njollat e gjakut të konstatuara në vendin, ku Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz. Deri në këtë fazë të hetimit organi i akuzës ende nuk është njohur me rezultatet e këtij ekspertimi mjeko-ligjor, për tu bindur nëse njollat e gjakut janë të njëjta ose jo. Këto pamje filmike tregojnë forcat e policisë të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, ku në 31 janar 2020 kanë arritur të gjejnë plasmasin, me të cilin është mbështjellë brenda resortit ?Golden? trupi i Jan Prengës. Filmimi tregon se FNSH, është në akision e sipër, ku pikërisht në një kodër ka gjetur plasmasin, dhe shumë pranë tij, një litar plastik, me të cilin dyshohet se është lidhur trupi i Jan Prengës. Sipas burimeve këto sende që tashmë janë pjesë e provave të prokurorisë janë gjetur në afërsi të një pusi.Ndërkohë kjo foto tjetër ku kamerat e siguriës kanë fiksuar momentin e nxjerjes së trupit nga njëra makinë në tjetrën, duke se viktima është zhveshur, duke ju hedhur rrobat në dysheme dhe mbështjellë me plastmas.Tashmë kur po mbushen 1 muaj nga ditë e rrëmbimit dhe zhdukja, pa asnjë gjurmë e Jan Prengës në Kamëz, policia dhe prokuroria, nuk kanë asnjë të dhënë, se ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 49-vjeçarit. Duket se organet e kërkimit kanë shuar shpresat për gjetjen e Jan Prengës me kontrollet e lira në terren, ku tashmë e vetmja shpresë është rrëfimi i ndonjërit prej vetë protagonistëve të këtij krimi, i cili do tregojë vendin. Deri në këtë momente për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 5 persona, ndërkohë njëri nga personat e shpallur në kërkim, Ardjan Doçaj, është vetëdorëzuar disa ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit.