Wake Up/ "Java e martesës" predikohet në Shqipëri, ku 20% e martesave përfundojnë në divorc

2020-02-13 0

Vitet e fundit është dyfishuar numri i martesave që përfundojnë në divorc. Në fakt për krizën në familjen shqiptare është folur shumë në studio të ndryshme televizive por për një nismë që prej 9 vitesh predikon martesën e shëndetshme pak flitet. Nga data 7 shkurt deri në 14 shkurt, po organizohet ajo që njihet si "Java e Martesës". Më shumë se 30 vende të botës e festojnë këtë javë duke organizuar aktivitete të ndryshme ku janë të përfshira ?iftet por nuk përjashtohen detyrimisht beqarët :). Sipas kësaj lëvizje ndërkombëtare, java e martesës synon t?u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t?i japin prioritet njëri-tjetrit. Aktivitet e Javës së Martesës kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift, pavarësisht nëse janë të sapomartuar, apo gjyshër, që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës së tyre. Duket se rëndësia e institucionit të martesë ka ndryshuar gjerësisht vitet e fundit. Në Shqipëri, ve?anërisht në vitet e fundit ka një numër të shtuar të divorceve për arsye nga më të ndryshmet. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit duhet të martohen rreth moshës 28-32 vje?. Sipas sociologëve, në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet duan të jenë së bashku. Ata janë të përgjegjshëm për zgjedhjen më të rëndësishme të jetës dhe marrin përsipër detyrimet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange